Ka shkuar në 78 numri i personave të helmuar nga uji i pijshëm, në Bulqizë.
Burime për “RTV Ora” bënë me dije se 54 prej tyre janë të moshave të rritura dhe 24 janë fëmijë.
Ditën e djeshme të paktën 30 persona përfunduan në spital. Të gjithë të helmuarit janë nga qyteti i Bulqizës dhe jo nga periferia.
Pas shtrimit në spital, gjendja e tyre është normalizuar, por nëse do të ketë komplikacione, ata do të dërgohen në spitalin e Peshkopisë ose në Tiranë.
Ndërkohë Ndërmjarrja e Ujësjellësit në Bulqizë ka deklaruar se janë marrë analizat dhe janë dërguar në laborator, por do të duhet 48 orë për të marrë përgjigjet.
Rrjeti i ujësjellësit në Bulqizë është bërë vite më parë dhe tubacionet janë të amortizuara./RTV Ora