Vijon të rritet numri i të helmuarve në që kanë përfunduar në spitalin e Bulqizës. Burime bëjnë me dije se ka arritur mbi 93 persona deri në këto moment numri i të shoqëruarve në spital.
Burime të sigurta pranë Institutit të Shëndetit Publik bëjnë me dije se duke qenë se qyteti i vjetër i Bulqizës funizohet me ujë nga një zonë pranë një galerie ku punohet për nxjerrjen e kromit dhe dyshohet që gjatë shpërthimeve që bëhen në galeri me lëndë plasëse tritol, ato krijojnë disa gazra dhe mend të jenë përzier me ujin që furnizon qytetin e Bulqizës. Për këtë janë marrë analizat nga punonjësit e Shëndetit Publik dhe janë dërguar në laboratorin e Tiranës.
Sot punonjësit e Shëndetit Publik kanë përgaditur disa fletushka dhe po i shpërndajnë në qytetin e Bulqizës për të mos u përdorur uji i qesmes por bashkia sipas tij, duhet të marrë masa për funizimin me bote të të gjitha familjeve me ujë.
Janë të rrallë ato tregtarë në qytetin e Bulqizës që tregtojnë ujë mke shumicë pasi ata e tregtojnë atë ujë koli dhe ato koli të pakta që kishin i kanë shitur brenda pak minutash, prandaj bashkia duhet të marrë masa për funizimin me ujë të pijshëm deri kur të dali përgjigjja e analizave.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post