17:55 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shkon në QSUT me hematomë në kokë, e nxjerrin me COVID-19/ Denoncimi: Analizat në privat dolën negative

22:44 | 24/09/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Infektimet masive në bùrgje, mbërrin tek Spitali Infektiv një i dënuar (VIDEO)

Një grua e moshuar shkon në spital me hematomë në kokë, por e nxjerrin me koronavirus.
Ky rast është denoncuar sot nga e bija e saj në emisionin “Stop”. Një e moshuar nga Vlora, e cila pas një dëmtimi që pësoi në kokë është sjell me urgjencë në Tiranë për mjekim të specializuar pasi i rrezikohej jeta.

Vajza e saj, Adelina Gërdhuqi, që ka bërë denoncimin, tregon se në 27 gusht, e ëma Veprore Gërdhuqi, 72 vjeç, u rrëzua në banesë dhe dëmtoi kokën.

Nëna e saj u shtrua 5 ditë tek QSUT dhe nga pavioni i Neuro-Kirurgjisë e çuan tek Sëmundjet Interne, ku pas kontrolleve dhe i thonë se është e infektuar me COVID-19.

Vëtë Adelina Gërdhuqi ka shpjeguar rastin e nënës së saj dhe tregon me detaje të gjithë historinë.
Adelina Gërdhuqi: Përshëndetje “Stopi”! Quhem Adelina Gërdhuqi dhe dua të nxjerr shqetësimin e nënës sime, Veprore Gërdhuqi, 72 vjece! Në datën 27 gusht, nëna ime është rrëzuar në shtëpinë e saj në Vlorë, dhe si pasojë e këtij rrëzimi, nëna ime dëmtoi kokën. Është transferuar në Spitalin e Vlorës, ku i është bërë skaneri dhe e nxorrën me një hematomë në kokë. Është transferuar në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ka ndjenjur 2 ditë tek “Neuro-Kirurgjia”. Nuk ka marrë asnjë lloj mjekimi nëna ime tek plaga e kokës.

Gazetarja: Nuk i kanë bërë mjekim për dëmtimin në kokë?
Adelina Gërdhuqi: As edhe një lloj mjekimi.I është bërë vetëm një mjekim i thjeshtë me betadinë, as edhe një gjë tjetër! Nga “Neuro-Kirurgjia” kemi shkuar tek “Pavioni i Internit”, “Spitali i Sëmundjeve të Brendshme”. Nëna nga data 27 gusht deri në datën 2 shtator ka qëndruar tek “Nënë Tereza”, 5 ditë, na e nxorrën nënën me korona, me covid 19.

Gazetarja: Si ka mundësi që rezultoi me COVID-19, pasi ju e sollët nënën për dëmtim në kokë. Ku i doli kovidi?

Adelina Gërdhuqi: E pra, për këtë gjë edhe ne si familjarë nuk mund ta pranonim, që mamaja jonë mund të kishte covid 19. Gazetarja: Mund të ekzistojë mundësia që gjatë qëndrimit në spital, ta ketë marrë virusin?

Adelina Gërdhuqi: Ne nuk e besuam, që mamaja të kishte covid! Gazetarja: Pse? Adelina Gërdhuqi: Pasi mamaja ime ka disa sëmundje të tjera kronike. Gazetarja: Që janë?

Adelina Gërdhuqi: Ka bërë bypass në zemër para 3 vitesh: ka azotemi të theksuar në veshka dhe mbledh gjithnjë ujë në mushkëri dhe vite me diabet, që bën insulinë 3 herë në ditë. Nëqoftëse mamaja ime do ishte me covid, nuk mund t’i rezistonte kësaj sëmundjeje. Dhe për t’u bindur e morëm mamanë dhe u nisëm në Vlorë.

Pasi e morën nga spitali në Tiranë dhe e shtruan në Vlorë, i kanë bërë një vizitë tjetër dhe kuptuan se plaga në kokë ishte infektuar. QSUT kishte thënë se e moshuara ishte me koronavirus, por në një spital privat analizat kanë dalë ndryshe.

Adelina Gërdhuqi: Me të arritur në Vlorë, i kemi thënë një mikut tonë familjar, kirurg, të vijë të shikojë mamanë tek plaga e kokës. Plaga ishte infektuar! Është e pabesueshme, cfarë ka nxjerrë nga plaga.
Gazetarja: Ndërhyrjen nuk e bëtë tek QSUT por në Vlorë?

Adelina Gërdhuqi: Jo, ndërhyrja nuk është bërë…është bërë tek shtëpia jonë privatisht në Vlorë, nga një mjek familjar. Dhe pas asaja, temperatura, që i rrinte 36.6-37.7, e kishte nga infeksioni i kokës temperaturën. Mbas asaj e cojmë tek një klinikë private dhe bëjmë testet e covid. Dhe jo vetëm mamaja, po të gjithë ne si familjarë, babai dhe 4 motrat e mia.

Gazetarja: Si rezultoi nëna pas tamponit tek klinika private? Adelina Gërdhuqi: Negative! Gazetarja: Po babai? Adelina Gërdhuqi: Edhe babai negativ. Gazetarja: Po ju të tjerët? Adelina Gërdhuqi: Të gjitha negative! Që këtu, ra poshtë analiza e QSUT-së.

Gazetarja: Kush ishte mjekja që u kujdes për nënën tuaj në QSUT?
Adelina Gërdhuqi: Ishte mjekja Eneida Hoxha. Ajo na informoi momentin, kur doli testi dhe më tha, që mamaja jonë ka dalë me covid 19.Dhe për këtë arsye më tha që, duhet të shtrohet tek infektivi, por ne si familjarë nuk pranuam! Dhe paskemi bërë shumë mirë! Çfarë doja unë të tregoja nëpërmjet eksperiencës sime tek “Stop-i”? Mos qëndroni vetëm me analizat dhe tamponët e QSUT-së!

Verifikojini edhe në vend tjetër, sepse gabime bëhen. Këto gabime janë të pafalshme për jetën e njeriut! Unë mamanë time e kam gjallë, falë këmbënguljes të fëmijëve të saja. Sa të arrijmë në Greqi, do t’i bëjmë një tampon tjetër për siguri. Edhe ju faleminderit shumë! Qofshit mirë!

Gazetarja e “Stop” i kërkoi sqarime mjekes Eneida Hoxha, për diagnostikimin e të moshuarës dhe ajo u përgjigj, se sipas vizitës rezultoi me COVID-19. Po si është gjendja shëndetsore e 72-vjeçares Veprore Gërdhuqi sot? Ajo dhe e bija janë lidhur me ne nga Greqia dhe gjendja e të moshuarës është shumë e mirë, pasi nuk pati kurrë COVID-19.
Gazetarja: Përshëndetja doktoresha! Mjekja Eneida Hoxha: Po, më thuaj! Gazetarja: Pacientja

Veprore Gërdhuqi është shtuar për COVID? Mjekja Eneida Hoxha: Po e di! E di, e di nënën, që doli me covid. Gazetarja: Nëna doli me COVID? Mjekja Eneida Hoxha-Po! Gazetarja: Pas dy ditësh bënë tamponin dhe rezultoi negative si ka mundësi?
Mjekja Eneida Hoxha: E dimë, moj zonjë! E dimë, moj zonjë! E dimë, moj zonjë! E di cfarë kishte shoqëruese!

Gazetarja: Nëse do ishte e sëmurë dhe të mos mbijetonte?
Mjekja Eneida Hoxha: Më thuaj, cfarë të duhet ty! Ka analiza, ka skaner, që janë të gjitha të shkruara, dhe ka një informacion të shkruar në fletë-dalje.

Gazetarja: Të kuptoj kam dhe dy përgjigjet dhe të QSUT dhe spitalit tjetër, por pyetja është se përse ju insistoni për t’i nxjerr këta persona, që mund të vinë për sëmundje të tjera dhe dalin me COVID.
Mjekja Eneida Hoxha: Ne nuk insistojmë fare! Nuk instistojmë fare! Informacioni mjeksor është i gjithi i shkruar. Nuk insistojmë, se nuk kemi arsye, as.., për të insistuar dhe as për të mos insistuar. Atë nuk e di ti! Sepse nuk je mjeke!

Gazetarja: Po e dinë familjarët moj zonjë. Si e shpejgoni që të gjithë familjarët kanë dalë negativ.
Mjekja Eneida Hoxha: Ky është një muhabet, që është i kotë! Me këtë virus, ka shumë gjëra të papritura. Po unë nuk kam asnjë detyrim, që të t’i them në tefefon, se janë të gjitha të shkruara. Po të them, që jemi sjellë shumë mirë, dhe sa kemi pasur mundësi, e kemi ndihmuar! Shumë me përgjegjësi! Dhe nuk kam asnjë peng me veten time!

Edhe pse mjekja insiston se e moshuara ka qenë me COVID-19, familjarët pretendojnë të kundërtën dhe kanë nisur dhe një mesazh në emision “Stop”. Vetë Veprore Gërdhuqi shprehet se nuk ka qenë sëmurë.

Adelina Gërdhuqi: Përshëndetje “Stop-i” nga Greqia! Kjo është mamaja ime, Veprore Gërdhuqi, 72 vjece dhe sic e shihni, gëzon shëndet të plotë dhe nuk ka covid! Dhe këtë gjë, mund t’jua konfirmoj edhe me një analizë të bërë këtu në laboratorët e Greqisë. Këtë video po e dërgoj, që të këmbëngulni për të afërmit tuaj, mos i lini nëpër spitale!

Veprore Gërdhuqi: Me covid, thuaj… t’i fusin tek covid! Adelina Gërdhuqi: Ju përshëndesim! Veprore Gërdhuqi: Mos i fusin me covid prindërit e tyre!

Pas

Rritja e çmimit të ujit/ Veliaj e krahason me Korçën dhe Pogradecin: Jap dorëheqjen nëse uji në Tiranë nuk është më i lirë

Para

“Shansi i fundit për të parandaluar bllokimin”, paralajmërimi i ekspertëve për Evropën

Para
“Shansi i fundit për të parandaluar bllokimin”, paralajmërimi i ekspertëve për Evropën

“Shansi i fundit për të parandaluar bllokimin”, paralajmërimi i ekspertëve për Evropën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përpjekjet për konstituimin e Kuvendit, Osmani takon kryetarin e Nismës Socialdemokrate

Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

Siri/ Beduinët rrethojnë Sweidën, mijëra luftëtarë janë jashtë qytetit Druze

Zjarr në Pogradec, flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era

Të përfshirë në sulme kibernetike dhe sabotime në Evropë/ Britania zbulon rrjetin e spiunëve rusë

Vrasja e Ilaria Sulës nga ish i dashuri, Prokuroria e Romës kërkon gjykim të menjëhershëm për Mark Samson! Babai i 22-vjeçares: Drejtësia të vihet në vend

Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë plot me gozhda

Izraeli ka shkatërruar 88 për qind të Rripit të Gazës që nga tetori i vitit 2023

Rama ‘piketon’ synimin e radhës: Deri në fund të dekadës, s’ka më pagesa me cash

Dibër/ Dy vatra zjarri mbeten aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.