Tronditëse kjo pamje. Këta fëmijë frekuentojnë shkollën përditë në Lezhë dhe ky lajm s’ka të bëjë fare me braktisjen e klasave.
Fotoja është publikuar nga ”Jeta osh qef” dhe tregon se si një vajzë mban në dorë një ngrohëse.
Klasat janë akull të ftohta dhe askush nga institucionet që e kanë për detyrë nuk kujdeset për ta bërë ambjentin më të ngrohtë. Zgjidhja? Përditë mbajtja e ngrohëses që prindërit ia kanë dhënë kësaj vajze për ta përdorur në klasë, me shpresën që…mos të ikin dritat.