Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali. Një 22 vjeçar është arrestuar dy herë gabimisht, në Barit të Italisë dhe në Greqi. Bëhet fjalë për shqiptarin Klevis Bregu, i cili kishte shkuar të vizitonte në Itali pak ditë më parë në burgun e Puglia, babain e tij, i cili vuante dënimin për trafik droge.
I riu është ndaluar nga policia në portin e Barit, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e Breshias në 2016-ën nën akuzën e trafikut të drogës. Urdhër-arresti nuk ishte më i vlefshëm , pasi kishte humbur efektivitetin sepse gjykata e Breshias nuk e kishte juridiksion në atë kohë dhe e kishte dërguar çështjen në Gjykatën e Brindisit e cila, nuk kishte lëshuar masë të re arresti.
‘Baritoday’ shkruan se i riu përfundoi dy ditë në burg, ndërsa ‘zhdukja’ e tij alarmoi familjen e tij, e cila me anë të avokatit të babait të tyre, mësuan se Klevisi ishte arrestuar. Pasi fitoi lirinë, 22-vjeçari u kthye në Shqipëri.
Por probleme i dolën edhe në shtetin grek, në Igumenicë. Kësaj here ndaj shqiptarit kishte një urdhër-arresti europian për trafik droge, por që nuk ishte e vlefshme. (J.V/Shuplaka)