Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës tek “Shkëmbi i Kavajës” ditën e djeshme. Një 65-vjeçar u rrëzua aksidentalisht nga kati i 7-të i një pallati rreth orës 13:00 dhe si pasojë gjeti vdekjen.
Mësohet se 65-vjeçari është ish-Minitri i Rendit Publik, Vladimir Hysi i cili ka mbajtur këtë post që nga 18 dhjetori i vitit 19991 deri në 13 prill të vitt 1992.
Sipas policisë 65-vjeçari ndodhej në banesën e motrës së tij dhe kishte hipur në shkallët në ballkon për të prerë pemët dekorative që ishin në vazo. Ai ka humbur ekuilibrin e për pasojë është rrëzuar në tokë, çka ka rezultuar një përplasje fatale për të. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim, si ngjarje aksidentale. (J.V/Shuplaka)