Mëngjesin e sotëm, një apartament në katin e 5-të një pallati në banesat sociale në Shkozë është përfshirë nga flakët.
Deri tani nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Mësohet se zjarri ka përfshirë një banesë që ndodhet në katin e fundit të pallatit.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.
(K.H/Faxweb.al)