17:21 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Shkreli dakordësohet me ‘’Temën’’ e Mero Bazes: Mbylleni në psikiatri Myftarajn

12:44 | 11/05/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkreli dakordësohet me ‘’Temën’’ e Mero Bazes: Mbylleni në psikiatri Myftarajn

Një reagim apak i zakontë është bërë nga Artan Shkreli, këshilltari i Ramës pak minuta më parë. Kujtojmë se Shkreli ështv edhe arkitekt në porfesion dhe bashkëshorti i deputetes socialiste Ledi Shamku.

Duke shkëputur një shënim nga ‘’Gazeta Tema’’ ai shkruan se Myftaraj duhet të mbyllet në çmendinë.

“Duke e çuar në psikiatri, çlirojnë dhe gazetarinë shqiptare nga nekrofilia dhe perversiteti i dikujt që është i fiksuar nga ideja, se çdo femër është një kurvë që duhet vrarë”, shkruan Shkreli.

Kujtojmë se arrestimi dhe më pas lirimi i Katrios Myftarajt ka nxitur reagime të shumta në media dhe jo vetëm. Më shumë akoma ka bërë bujë dhe një letër e shkrimtarit Ismail Kadare që i kërkonte falje publike ambasadores Vlahutin.

SHËNIMI NË GAZETËN ‘’TEMA’’:

Policia ka njoftuar zyrtarisht se ka ndaluar shteasin K.M. nën akuzën e kërcënimit të rendit kushtetues lidhur me thirrjet për vrasje ndaj ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë.

Këtu ka një adresim të gabuar ndaj personit në fjalë.

Policia, por dhe opinioni publik, duhet të bëjë disa diferenca mes atyre që u referohet si gazetarë dhe njerëzve me probleme mendore, që konsiderohen të tillë, pasi përshkruajnë veprimet të dhunshme që ëndërrojnë të ndodhin.

Gabimi është që K.M., është marr seriozisht si gazetar dhe po hetohet, dhe mund të dënohet për këtë gjë.

K.M., është një njeri që duhet trajtuar psiqikisht si njeri me deformime të forta mendore.

Ai duhet të ndalohet nga policia, si çdo i çmendur që gjendet rrugëve, dhe duhet të çohet në psikiatri, pasi thirrjet e tij për dhunë janë kronike, dhe fokusohen tek linçimi seksual i tij, ndaj çdo femre.

Kështu që, para se të merret seriozisht si publicist, ai duhet marrë seriozisht si pacient dhe duhet mbajtur i izoluar jo në qeli komisariatesh, por një klinikë psikiatrike.

Në komisariate duhen çuar ndoshta ata që ja njohin deviacionet psiqike dhe e paguajnë për të linçuar kryesisht femrat.

Natyrisht, më të këqinj se K.M., janë një tufë debilash delirantë, që kanë vënë kujën se është ndaluar dikush që ka fyer një ambasadore, duke bërë sikur nuk kanë parë që ka bërë thirrje për linçim seksual dhe fizik, deri në vrasje, për një grua.

Si i çmendur, ai është më korrekt se idhtarët e qytetarit digital që është konkurrenti i vetëm në treg i K.M.

Duke e çuar në psikiatri, çlirojnë dhe gazetarinë shqiptare nga nekrofilia dhe perversiteti i dikujt që është i fiksuar nga ideja, se çdo femër është një kurvë që duhet vrarë.

Është thjeshtë sëmundje fizike dhe nuk ka të bëjë me gazetarinë.

Duke u marrë seriozisht, e sëmurni më shumë dhe ja forconi delirin se është në të drejtën e tij, sidomos kur shikon se “qytetari digital” është i lirë.

Psikiatria është vendi i duhur. (E.K/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: arrestimiArtan Shkrelikastriot myftaraj
Pas

Ku do të jetë Edi Rama në 13 maj ndërsa opozita do protestojë

Para

Lu, Vlahutin dhe Bochard takojnë me urgjencë Xhafajn dy ditë para protestës së PD-së

Para
Vlahutin vihet në lëvizje, mbledh në zyrën e saj ambasadorët e BE-së

Lu, Vlahutin dhe Bochard takojnë me urgjencë Xhafajn dy ditë para protestës së PD-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

15 emigrantë të tjerë drejt Gjadrit, mbërrijnë sot në Shëngjin

Saimir Korreshi kritikon administratën lokale në Lushnje: Janë larguar dhjetëra drejtorë

4 miliardë euro kredi për blerje banese, bankat në Shqipëri Bankat rrisin financimin e huadhënieve

Sirenat e alarmit bien në jug të Izraelit, IDF: Po verifikojmë situatën

Tikhanovskaya: Opozita bjelloruse po forcohet. Mirënjohje për Kosovën dhe Shqipërinë

“Kjo nuk ka të bëjë me programin bërthamor”, Khamenei i dërgon mesazh Trump-it nëpërmjetë një fjalimi të regjistruar

Hegseth mbron veprimet e SHBA-së kundër objektivave bërthamore në Iran

Tragjedi në futbollin argjentinas, ndërron jetë 18-vjeçari Camilo Nuin gjatë operacionit në gju

Zjarri në Qafë Gjashtë, në terren forcat zjarrfikëse nga Saranda dhe bashkitë përreth

Projektligji për energjinë e rinovueshme, Balluku: Do të sjellë zhvillim dhe mbrojtje të mjedisit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.