Hetimi Tatimor, një strukturë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve e cila kishte si kompetenca specifike të merrej me hetimin e bizneseve, nuk do të ekzistojë më.
Vendimi për bllokimin e aktivitetit të këtij organizmi nuk bëhet me dije, mirëpo, burime për Fax News sqarojnë se ekziston një projekt i Ministrisë së Financave për krijimin e një bisektoriati shtetëror ekonomik dhe se ky inspektoriat do të bëjë një bashkim të të dy organizmave Hetimit Tatimor me Hetimin Doganor.
Sipas burimeve, struktura e Hetimit Tatimor do të pushojë së ekzistuari.