18:39 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Shkrimi i “Los Angeles Times” befason: Pse bota do shmangë Turqinë dhe do zgjedhë Shqipërinë në 2017-ën?

21:40 | 15/12/2016
në Bota, Te Gjitha
0
Shkrimi i “Los Angeles Times” befason: Pse bota do shmangë Turqinë dhe do zgjedhë Shqipërinë në 2017-ën?

Gazeta prestigjioze amerikane “Los Angeles Times”, i ka kushtuar një shkrim Shqipërisë ku rendit arsyet se pse gjatë vitit të ardhshëm, turistët amerikanë dhe europianë do ta kenë atë si destinacion për të kaluar pushimet dhe do shmangin Turqinë nga lista e tyre.

Arsyeja kryesore se pse udhëtimet drejt Turqisë do anullohen, ka të bëjë me çështjet e sigurisë. Kjo sepse 2016-ta ka qenë një vit i trazuar për shtetin turk, dhe kjo i ka frikësuar turistët e huaj.

Shkrimi i plotë:

Pse ju mund të vizitoni Shqipërinë, jo Turqinë, në udhëtimet e 2017-ës?

Disa linja lumndrimi nuk do ndalen në Stamboll dhe as në portet e tjera turke gjatë vitit të ardhshëm, për shkak të shqetësimit lidhur me sigurinë.

Në vend të Turqisë, pasagjerët do të zbarkojnë në ishujt grekë apo edhe në Sarandë të Shqipërisë.

Agjencitë turistike si Cunard, British Line P&O Cruises dhe Holland America, të gjitha në pronësi të korporatës “Carnival”, njoftuan planet për të shmangur portet turke në vitin 2017.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm, Cunard ka marrë vendim për të hequr Turqinë nga të gjitha itineraret në vitin 2017, bazuar në burime të ndryshme, duke përfshirë edhe këshillën e dhënë nga Zyra e Jashtme Britanike dhe Zyra e Commonëealth”, thuhet në deklaratën e Cunard.

Ndërkohë Kakao Katz shkruan në një forum kritik në internet mbi lundrimin me anijen e Cunard: “Mora një mesazh nga Cunard lidhur me anulimin e të gjitha porteve turke … shumë zhgënjyese pasi mbi 40% e udhëtimeve kishin si destinacion Turqinë.”

Ndërsa Holland America tha se 10 udhëtime të parashikuara gjatë vitit të ardhshëm do ndryshohen, dhe se agjentët e udhëtimit dhe pasagjerët do të njoftohen. Kushdo që kishte paguar për ekskursione në bregdetin turk, do të marrin rimbursohen sipas një deklarate.

Edhe tre linja të tjera lundrimi, si Norvegjia, Oqeania dhe Regenti janë anulluar gjithashtu.

Departamenti i Shtetit në SHBA, më 29 tetor paralajmëroi amerikanët që të kenë parasysh rreziqet e udhëtimit përgjatë gjithë vendit, duke vënë në dukje se mund të jenë në shënjestër të terroristëve.

Linjat e lundrimit morën vendimin për t’u tërhequr nga Turqia pas bombardimit të një stadiumi futbolli në Stamboll, ku vdiqën 44 persona. Disa linja udhëtimi nuk morën më kërkesa për të udhëtuar në Turqi, që pas një sulmi me bombë 28 qershor në aeroportin e Stambollit, ku humbën jetën më shumë se 40 persona, si dhe pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti më 15 korrik të këtij viti.

Po ashtu, “USA Today” njoftoi në qershor që disa linja, duke përfshirë Crystal Cruises, Disney Cruise Line, MSC Cruises, i kishin anuluar vizitat në Turqi në vitin 2016.

Etiketa: los angeles timesshqiperiturizemturqi
Pas

Basha nuk pranon debatin me Dakon: Suksese në jetë (VIDEO)

Para

Ambasadorja e BE-së kundër heqjes së votës për të dënuarit: Interpretim i gabuar i “Dekriminalizimit” (VIDEO)

Para
Ambasadorja e BE-së kundër heqjes së votës për të dënuarit: Interpretim i gabuar i “Dekriminalizimit” (VIDEO)

Ambasadorja e BE-së kundër heqjes së votës për të dënuarit: Interpretim i gabuar i "Dekriminalizimit" (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Elbasan/ Zjarr masiv përfshin kodrat e Karinës, flakët përhapen në Peqin dhe Sinaballaj, ndërhyjnë helikopterët

Deportimi i 8 burrave në Sudanin e Jugut nga administrata Trump, shefi i kufirit amerikan: Nuk e di fatin e tyre

30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE, Spiropali: Prioritet i Kuvendit mbetet forcimi i institucioneve dhe drejtësisë së pavarur

Aksident i frikshëm në rrugën e Arbrit, makinat përplasen ‘kokë më kokë’, plagosen dy drejtuesit

Ngjarje e rëndë në Austri/ Një burrë vret me armë një person, plagos një grua dhe më pas vetëvritet

Vranë oficerin ukrainas në Kiev, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës eliminon dy agjentët rus

Pas ‘bilancit’ në terren, Rama mbledh nesër deputetët e Tiranës! Në takim edhe drejtorët e Bashkive

Grenell i ashpër dhe me Osmanin: Turp, po manipulon fjalët e Presidentit Trump

Zjarri masiv përfshin restorantin në aeroportin Speck në Zyrih, shkaktohen dëme materiale

Kreu i NATO-s, Mark Rutte vizitë në Uashington, takime me Trump, Rubio dhe Hegseth

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.