10:33 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shkrirja e DAR në Shkodër, reagon Voltana Ademi: Tërhiquni sa nuk është vonë

17:52 | 17/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryebashkiakja e Shkodës bënë deklaratën tronditse, “Zyrtarë të lartë shtetërorë janë përdhunuar nga përfaqësues të krimit”

Pas Arkivit Vendor, qeveria ka parashikuar zhvendosjen e Drejtorisë Rajonale Arsimore në Lezhë.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi e cila thotë se Kryeministri Rama ka marrë përsipër të tejkalojë edhe diktatorin komunist për 45 vite, duke argumentuar se pavarësisht persekucionit, Shkodra kishte Institutin e  Lartë Pedagogjik i cili ishte sipas saj më cilësori në vend.

Nuk kam pritur asnjëherë lajme të mira për Shkodrën nga kjo qeveri. Edhe sot, erdhi një tjetër lajm i keq, i shëmtuar, në kufijtë e të pabesueshmes. Shkodra nuk do të ketë më Drejtori Arsimore Rajonale por do të jetë në varësi të Lezhës, ku do të ketë qendrën një nga katër Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniversitar.

“E sot, kur Shkodra ka një universitet, Edi Rama po i heq Drejtorinë Arsimore Rajonale, duke e kthyer në një zyrë, si ato që sot janë në Pukë e Malësi të Madhe, në varësi të DAR Shkodër.

Unë nuk dua ta shikoj thjesht si çështje krenarie por e cënimit të mundësisë për zhvillim largimin e DAR nga Shkodra. Aq më shumë, kur kjo çmenduri e qeverisë aktuale (sepse nuk mund ti gjej emër tjetër), vjen pasi u larguan edhe dy drejtori të tjera të rëndësishme si ajo e Arkivave dhe e Ujrave”, shprehet Ademi.

Ajo vijon më tej duke thënë se as edhe hakmarrja, përmes të cilës po e trajton Shkodrën prej 6 vitesh ky kryeministër, nuk mund të jetë motiv për të zhvendosur Drejtorinë Rajonale Arsimore.

Reagimi i plotë:

Së pari flas si ish- pedagoge, atëherë si qytetare e Shkodrës por edhe kryetare e Bashkisë. Kjo qeveri, ky kryeministër, merr përsipër të tejkalojë edhe diktatorin komunist për 45 vite. Edhe pse Shkodra e shkodranët përjetuan persekucionin më të egër në vend, Instituti i Lartë Pedagogjik ishte më cilësori në vend, duke i dhënë arsimit shqiptar mijëra mësimdhënës që u shquan me kontributin e tyre anëkend Shqipërisë.

E sot, kur Shkodra ka një universitet, Edi Rama po i heq Drejtorinë Arsimore Rajonale, duke e kthyer në një zyrë, si ato që sot janë në Pukë e Malësi të Madhe, në varësi të DAR Shkodër.

Unë nuk dua ta shikoj thjesht si çështje krenarie por e cënimit të mundësisë për zhvillim largimin e DAR nga Shkodra. Aq më shumë, kur kjo çmenduri e qeverisë aktuale (sepse nuk mund ti gjej emër tjetër), vjen pasi u larguan edhe dy drejtori të tjera të rëndësishme si ajo e Arkivave dhe e Ujrave.

Një logjikë normale njerëzore, nuk gjen një arsye, një motiv që të justifikojë këtë veprim të qeverisë. As edhe hakmarrja, përmes të cilës po e trajton Shkodrën prej 6 vitesh ky kryeministër, nuk mund të jetë motiv.

Sa nuk është vonë, i bëj thirrje publike Ministrisë së Arsimit, ministres Shahini dhe vetë kryeministrit Rama: Tërhiquni sa jeni në kohë! Tërhiquni sepse do të ndjeheni të turpëruar përjetë jo vetëm përballë Shkodrës e shkodranëve por edhe Shqipërisë e shqiptarëve kudo ku janë.

E në fund, dua t’u kujtoj se nuk mund ta gjunjëzoni Shkodrën! Nuk ia doli komunizimi me diktatorin Enver Hoxha, e nuk do t’ia dalë as neokomunizmi i ditëve të sotme.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: SHKRIRJA E DAR SHKODERVoltana Ademi
Pas

Rikthimi i vizave nga Hollanda, Pollo: Këmbanë alarmi, raportet policore tregojnë bandat kriminale në Shqipëri

Para

Skandal/ Ndalohet aktivisti Altin Hazizaj të marrë pjesë në takimet e Bashkisë: Kam njoftuar policinë

Para
PD i nxorri dënimin, Hazizaj e pranon: Jam arrestuar, siç duket nuk shpëtova dot…

Skandal/ Ndalohet aktivisti Altin Hazizaj të marrë pjesë në takimet e Bashkisë: Kam njoftuar policinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja e biznesmenit Edmond Papa, Gjykata e Tiranës dënon me 55 vite burg autorin dhe shokun që e ndihmoi

Protestat në Los Angelos, grupi i të drejtave civile në Amerikën Latine: Trump po kërkon të krijojë trazira!

Dy trupa të pajetë u gjetën në një park të Romës, del autopsia: Viktimat, nënë e bijë! Misteri i vrasjes së gruas 40-vjeçare dhe foshnjës 6-muajshe! Në kërkim një burrë

Pas telefonatës Trump-Xi Jinping, delegacioni amerikan dhe ai kinez takohen në Londër për bisedime mbi tarifat doganore

Mblidhet në Shqipëri pas 13 vitesh konferenca e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore

Gjermania modernizon mbrojtjen civile mes frikës nga sulmet ruse, Berlini përgatitet të shtojë bunkerët për qytetarët

Atentatet tashmë bëhen hapur në Kolumbi! U qëllua me plumb në kokë, si paraqitet gjendja e kandidatit presidencial

Media amerikane zbulon sherrin Musk-Bessent para ‘ndarjes’ me Trump

Zelensky: Putini po bën “lojëra të ndyra”, s’ka dorëzuar listat e të burgosurve

Trazirat në Los Angeles, Trump udhëzon agjencitë amerikane të ndërmarrin veprime

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.