Ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin ka deklaruar nga aktiviteti i Shkollës Verore Europiane se muajt në vijim do të jenë kyç për çeljen e negociatave.
Vlahutin theksoi se ka ende disa paqartësi lidhur me ndryshimet që do të jenë sa i takon mekanizmave të bashkërendimit të BE, duke iu referuar këtu shkrirjes se Ministrise se Integrimit.
“Ndaj unë do të kem disa takime në ditët në vijim që të kuptoj si do funksionojë axhenda evropiane dhe si do bashkërendohet ajo. Ndryshimi nuk mund të vijë me anë të gjysmë zgjidhjeve. Integrimi europian nuk do të mund të arrihet nëse të gjithë nuk ecin përpara dhe Shqipëria nuk e ka luksin të humbasë talentet. I gjithë vendin duhet të ecë përpara. Asnjë interes privat apo publik nuk mund të jetë më i rëndësishëm se interesi i të gjithë vendit.”, tha Vlahutin. (J.V/Shuplaka)