04:52 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Shkrirja e Ministrive dhe Drejtorive, 4952 punonjës rrezikojnë vendin e punës

15:11 | 30/08/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkrirja e Ministrive dhe Drejtorive, 4952 punonjës rrezikojnë vendin e punës

Një nga risitë e qeverisë së re prezantuar nga kryeministri Rama ishte shkrirja e disa ministrive dhe drejtorive.

Niko Peleshi prezantoi dokumentin që parashikoi shkrirjen e 8 ministreve, duke rrezikuar vendet e punës për 4952 punonjës në të gjitha dikasteret, raporton Shqiptarja.com.

Shkrirja e Ministrisë së Transportit, e cila do funksionojë si drejtori brenda Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, rrezikon vendet e punës për 433 punonjës. Vetëm shumë pak punonjës të kësaj ministrie do ruajnë vendin e punës.

Shkrirja e ministrisë së Mirëqënies rrezikon 3042 vende pune të këtij dikasteri. Kompetencat e saj do t’i kalojnë 3 ministrive të tjera.

Kujdesi Social në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, Rinia kalon në varësi të Ministrisë së Arsimit, ndërsa Puna në varësi të Financave.

Ministria e Integrimit do funksionojë si drejtori brenda ministrisë së Jashtme, duke lenë pa punë 113 punonjës.

Ministria e ekonomisë do bëhet pjesë e Ministrisë e Financave, duke rrezikuar 588 punonjës.

Ministria e Zhvillimit Urban do shkrihet duke shkurtuar 535 vende pune. Për mbulimin e funksioneve të kësaj ministrie do të krijohet Fondi i Strehimit dhe Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informate.

Shkrirja e Ministrisë së Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, rrezikon 227 vende pune, duke lënë vetëm Departamentin e Administratës si një drejtori më vete me 58 vende pune.

Ministria e Çështjeve vendore do kthehet në një inspektoriat. Ministria e Shtetit ka një numër të vogël punonjësish, por sërish do shkrihet.

Punonjësit që rrezikojnë vendin e punës sipas ministrive: 
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, 433 punonjës 
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, 3042 punonjës 
Ministria e Integrimit Evropian, 113 punonjës 
Ministria e Ekonomisë, 588 punonjës. 
Ministria e Zhvillimit Urban, 535 punonjës 
Ministria e Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike, 227 punonjës 
Ministria e Shteti për Çështjet Vendore, 14 punonjës 
Ministria e Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin…

Drejtoritë që shkrihen: 
Drejtoritë e bujqësisë në të gjithë vendin 
Inspektorati i Ujërave 
Agjencitë e ujit dhe baseneve i kalojnë sekretariatit të ujërave
Qendra Kombëtar e Edukimit në Vazhdim 
Qendra Kombëtare Biomjekësore 
Agjencia e Inventarizimit të Pronave 
Drejtoria e rezervave materiale dhe emergjencave civile 
Institutit i Zhvillimit të Arsimit
Inspektorati i Arsimit
Shtëpia Botuese e Teksteve Shkollore 
Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale
Inspektorati i Mjedisit dhe Pyjeve
Inspektorati i Ujërave

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: drejtorite qe shkrihenedi ramaministriteniko peleshi
Pas

Kabineti “Rama +”, reagon “Zgjidhja”: Bastardimi i mëtejshëm i Rilindjes së katër viteve të shkuara

Para

Zgjedhja e Ruçit dhe Xhafajt, Këlliçi paralajmëron protesta: Nuk mund të pajtohemi me ”qershitë mbi tortë”

Para
Shpërthen në akuza Belind Këlliçi: Neim Çili dhe marionetat e tij po tentojnë të përçajnë PD-në!Strukturat e MJAFT-it kanë ngritur krye në parti!

Zgjedhja e Ruçit dhe Xhafajt, Këlliçi paralajmëron protesta: Nuk mund të pajtohemi me ''qershitë mbi tortë"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria dhe Serbia marrëveshje në parim për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe përfitim të pensioneve

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, policia heton rrethanat

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe mjete të rënda

Lista Serbe në ‘numërim mbrapsht’ drejt zgjedhjeve lokale në veri

Akuzat e rreme për vrasje në Serbi, Kosova në këmbë për lirimin e ish-efektivit Spahiu

SHBA/ Marinsat zbresin në rrugët e Los Angeles, urdhër për ndalim të protestuesve

Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatit planin për evakuimin e ambasadën e saj në Irak

“Nënat britanike duhet të pranojnë se bijtë e tyre do të vdesin për Finlandën”, Kuleba: Ndryshe nuk ka NATO!

“Rusia do ta testojë NATO-n”, Shefi i inteligjencës gjermane: Do dërgojë “të vegjlit e gjelbër” në Estoni

Kina humb “Dragoin e Egër”, avioni luftarak modern bie në xhunglën e Myanmarit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.