18:30 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shkruan “Le Courrier des Balkans”: Një memorial për lavdinë e Erdogan që nuk i rri mirë Tiranës

12:21 | 03/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngritja e memorialit turk në Tiranë/ Reagon ashpër gazetarja: Kulmi i turpit për çdo shqiptar

Revista franceze “Le Courrier des Balkans” i ka kushtuar një artikull memorialit për grushtin e shtetit në Turqi të ngritur në Tiranë dhe debateve të lindura prej tij.

Në një artikull të datës 3 shtator me titull “SHQIPËRI: Një pllakë përkujtimore për lavdinë e ERDOĞAN-it që nuk i rri mire Tiranës”, revista shkruan për reagimet në vend, vendimin e bashkisë Tiranë, reagimet negative nga publiku si dhe cënimin e normave të BE nga disa nisma ekonomike turko-shqiptare.

Courrier des Balkans është një revistë franceze e specializuar që lexohet nga politikanët, diplomatët e studiuesit e interesuar per Europën Juglindore.

“Ky është një memorial i diskutueshëm: që nga korriku i kaluar, një pllakë në Parkun e Tiranës mban emrat e 251 viktimave të grushtit të shtetit të dështuar të 15 korrikut 2016 në Turqi. Një iniciativë e kritikuar nga shumë banorë të kryeqytetit shqiptar, të cilët denoncojnë ndërhyrjen në politikën e brendshme turke dhe lidhjet e ngushta midis kryeministrit Edi Rama dhe ‘Sulltanit’, Rexhep Tajip Erdogan”, shkruan revista.

Shkrimi i plotë:

Që nga korriku i kaluar, një pllakë përkujtimore e vendisur në afërsi të liqenit artificial të parkut të madh të Tiranës, per nder te qytetarëve turq të vrarë në mbrojtje të regjimit të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, ka ngjallur polemikë në Tiranë.

Në një pllakë betoni, janë gdhendur emrat e 251 personave që u vrane ndërsa po përpiqeshin të mposhtin përpjekjen për grusht shteti, më 15 korrik 2016. Rruga që të çon në memorial u riemërua nga bashkia e Tiranes “Rruga e Dëshmorëve të 15 korrikut”, si dhe parku ku është ngritur memoriali i vogël me ndihmën financiare të Agjencisë Turke për Bashkëpunim (TIKA), e cila mban emrin e “Parkut të Demokracisë së 15 korrikut”.

Një nismë e pakuptueshme për disa banorë të Tiranës, te vendosur t’a heqin sa më shpejt këtë memorial. Sipas tyre, bashkia ndërhyn me këtë monument në një çështje të politikës së brendshme turke. “Ky memorial nuk na përket neve!” Thone disa kalimtare qe po shetisnin në park.

Më 13 gusht, u bë një kërkesë për të hequr memorialin dhe për të hequr emertimet e reja nga rruga dhe parku. Në një peticion në internet, grushti i shteti i dështuar në Turqi përshkruhet si “një ngjarje që nuk ka asnjë rëndësi historike, kulturore apo shpirtërore për qytetarët e Tiranës”.

Më 30 gusht rreth orës 6 të mëngjesit, një person ende i paidentifikuar, por i kërkuar në mënyrë aktive nga policia, dëmtoi monumentin. Dhe kjo nuk është hera e parë që bëhen përpjekje për të sulmuar pllakën e diskutueshme, të cilën policia po e monitoron 24 orë në ditë.

“Përse duhet një memorial në vendin tonë i një grushti shteti të mbetur ne tentative në Turqi? Ne nuk kemi asnjë lidhje me flamujt turq që valeviten në rrugët tona! Zoti na ruaj nga një çmenduri e tillë. Vetëm qeveria jonë ishte në gjendje të bënte një gjë të tillë”, shprehet e indinjuar Fatma, një grua në të pesëdhjetat.

“Kini kujdes, mos luani me identitetin tonë, ne nuk jemi më një provincë e Perandorisë Osmane! Memoriali u financua nga një fondacion turk dhe një OJQ e mbështetur nga qeveria turke. Por kur Erdogan nuk do të jetë më president, pasardhësi i tij ka të ngjarë të vërë në dyshim këtë memorial. Ai do të kërkojë të hiqet dhe pastaj, çfarë do të bëjmë ne? Çfarë figure do të bëjë Shqipëria?”, vazhdon gazetari Ilir Yzeiri.

“Një monument kushtuar Atatürkut ose miqësise shqiptaro-Turke nuk do të shkaktonte ndonjë polemikë, madje asnjë zemërim.” Thote gazetari tjeter Blendi Salaj qe eshtë gjithashtu shumë kritik: “77,000 persona të arrestuar zyrtarisht, 143 gazetarë në burg, 7,000 të arrestuar ushtarakë, përfshirë 58 gjeneralë. 151 persona u dënuan me burgim të përjetshëm, 130,000 njerëz të pushkatuar përfshirë 6000 akademikë… Ky është vlerësimi tjetër i 15 korrikut 2016 në Turqi. Sidoqoftë, këtu nuk ka ndjenja anti-turke, edhe pse pesë shekuj nën Perandorinë osmane kanë lënë kujtime të hidhura. Një monument kushtuar Atatürkut ose miqësise shqiptaro-turke nuk do të shkaktonte ndonjë polemikë, asnjë zemërim. Nga ana tjetër, nuk kam gjetur askënd që të paraqesë argumente logjike dhe racionale në favor të këtij monumenti… Shqiptarët nuk duan të regjistrohen politikisht pa dijeninë e tyre.”

Polemika publike rreth kësaj pllake përkujtimore shtron pyetje në lidhje me ligjshmërinë e instalimit të saj. Në të vërtetë, vendimi për të nderuar këtë ngjarje në historinë e Turqisë është marrë në fshehtësi nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, në kundërshtim me ligjet dhe rregulloret shqiptare. Asnjë konsultim publik nuk u krye dhe qytetarët e Tiranës nuk patën mundësinë për të komentuar projektin.

As kryebashkiaku e as qeveria nuk kanë njoftuar publikisht përurimin e monumentit, të cilin mediat i kanë mësuar përmes një deklarate për shtyp dhe fotografive të transmetuara nga Ambasada Turke. Qeveria e Edi Ramës dhe bashkia e Tiranës bejne shurdh memecin duke mos dhënë asnjë shpjegim për zgjedhjen e vendosjes së kësaj pllake përkujtimore në park: nuk dihet se kush mori vendimin për ta ngritur atë, mbi cilën bazën juridike dhe cila procedurë u ndoq!

Per opozitën shqiptare ky memorial përfaqëson “një shkelje të sovranitetit kombëtar dhe një mungesë dinjiteti të shtetit shqiptar”. Shumë intelektualë u shprehen se nuk na takon ne te perfshihemi në një çeshtje të brendshme politike të Turqisë, një veprim i rastësishëm që synon të tërhiqte më shumë investime turke në Shqipëri. Në fakt, Turqia është gjithnjë e më e pranishme ekonomikisht në vend, megjithëse në raste, siç ështe ai i aeroportit të Vlorës, ose ai i kompanisë Air Albania, shkel rregullat evropiane.

Në ndjekjen e të ashtuquajturve “puçistë”, qeveria turke gjithashtu u ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur autoriteteve shqiptare që të marrin masa kundër institucioneve të lidhura me rrjetin e Imamit Fethullah Gulen, por këto kërkesa deri më tani janë refuzuar, megjithë marrëdhëniet e mira që mbizotërojnë midis Presidentit turk dhe Kryeministrit Edi Rama.

Përkundrazi, në Kosovë, disa mësues të Gylenistëve u arrestuan dhe u internuan në Turqi, në shkelje flagrante të ligjeve të këtij vendi.

Pas

Kreu i PR, Faton Kurti flet për situatën politike: Artisti shqiptar na ka dëmtuar. Kërkojmë ribashkim kombëtar

Para

”Koka” e Presidentit në dorë të Venecias, kur përfundojnë hetimet për Metën

Para
Meta sulmon Ramën për Teatrin: Nuk ka forcë në botë që të më ndalë, drejtësia iu është dhënë oligarkëve!

''Koka" e Presidentit në dorë të Venecias, kur përfundojnë hetimet për Metën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, bisedime për luftën në Ukrainë

Tërmeti goditi provincën Hokkaido – Nuk është lëshuar paralajmërim për cunami

Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë

Agjencia Bërthamore e OKB-së bën paralajmërimin e fortë: Irani po rrit ndjeshëm rezervat e uraniumit

Oda Ekonomike e Kosovës kërkon shtyrjen liberalizimit të tregut të energjisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.