Që prej mbrëmjes së djeshme Dushkaraku i Vlorës është përfshirë nga flakët ndërsa dëmet janë të mëdha.
Sipas raportimeve janë djegur 1 stan bagëtish, qindra rrënjë ullinj, 130 koshere bletësh.
Ndërkohë vetëm sot u bë e mundur ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve. Ndërkohë banorët janë shprehur se zjarrfikësja është njoftuar që dje por vetëm ditën e sotme ka mbërritur.
“Ka ardhur nga Gorishti. Edhe zjarrfikësja ka qenë këtu po ishte era që nuk e ndihmonte. Janë dëme të shumta, janë djegur 3-4 shtëpi. Banorët, policia, zjarrfikësja, të fjithë me flakët janë marrë. Shyër që erdhi ky helikopteri.
Unë sot erdha nga Vlora, nuk i kapi ullinjtë e mi për fat. 3 dylym tokë të djegura. Të gjithë ne si banorë luftuam me flakët. Janë djegur 2 banesa. Zjarri ra dje dhe erdhën sot që mbaroi”– shprehen banoret.