Këtë mbrëmje, një banesë e vjetër në qytetin e Elbasanit është përfshirë nga flakët.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagje “11 nëntori”, ku fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme material.
Mësohet se banesa është djegur e tëra, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur evakuimin e pjesëtarëve të familjes, që banonin në këtë banesë të vjetër.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, megjithatë policia ka nisur hetimet. (D.D/Shuplaka)