Një banesë është shkrumbuar nga flakët në fshatin Kryeluz të Kavajës, ndërsa një tjetër rrezikon të digjet. Mësohet se në banesë nuk ka patur njeri në momentin e flakëve. Ndërkaq zjarrëfikëset ndodhen në vendngjarje.
Kujtojmë që edhe gjatë ditës së djeshme një zjarr masiv përfshiu kodrat me shkurre pranë plazhit të Gjeneralit në Kavajë. Flakët iu afruan rreth 15 metër banesave dhe rrezikuan jetën e banorëve. Për shuarjen e flakëve u dërguar edhe një helikopter i Forcave të Armatosura, i cili arriti të shuajëf flakët nga ajri.
(J.D/ Faxweb.al)