Një automjet tip ‘Benz’ është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në autostradën “Tiranë-Elbasan”, gjatë kohës që ka qenë në lëvizje.
Burime pranë policisë bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit. 41-vjeçari nuk ka pësuar dëmtime shëndetësore dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në automjet.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, ka marrë flakë gjatë kohës që ka qenë në lëvizje, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. B., 41 vjeç.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në automjet.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.