Një zjarr ka rënë në një banesë në qytetin e Tiranës dhe është gjendur i vdekur një i moshuar. Shkëlqim Goxhaj, kreu i zjarrfikësve është shprehur se ende nuk dihet nëse i moshuari nga vdekur nga tymi.
“Nuk është konfirmuar ende nëse i moshuari është asfiksuar.”, është shprehur ai. Zjarri ka përfshirë një dhomë të një banese te ish “Klubi Partizani”, në rrugën “Frosina Plaku”.
Viktima është 85-vjeçari me iniciale S.N. Ai jetonte i vetëm në banesën e tij dhe dyshiet se zjarri është shkaktuar nga një resiztencë që ishte ndezur.
DETAJE:
“Me datë 05.01.2018, rreth orës 06:30, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në një banes në rrugën ” Frosina Plaku”, ka rënë zjarr.
Menjëherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikja, ku nga verifikimet paraprake rezulon se: Në rrugën “Frosina Plaku”, ka marrë flakë rezistenca ngrohëse dhe si pasojë e tymit të shkaktur ështe asfiksuar dhe ka gjetur vdekjen shtetasi S.N., 85 vjeç, i cili jetonte i vetëm.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rezistenca e ngrohjes, dhe nuk ka shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje për veprimet e metejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”. (J.V/Faxweb)