Një makinë është djegur pak minuta më parë në rrugën “Rinia” pranë Teatrit “Skampa” në qendër të qytetit të Elbasanit.
Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë sipas burimeve nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një ngjarje të qëllimshme apo aksidentale.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë mësohet se mjeti i djegur është një “Seat Biza” ndërkohë që mësohet mjeti ka qenë në ecje në momentin që drejtuesi i tij ka konstatuar flakët.
Siç edhe shikohet në videon e mëposhtme flakët e zjarrit kanë qenë të mëdha dhe burime bëjnë me dije se vendi i ngjarjes ndodhet në një zonë të rrethuar me biznese dhe mjaft të frekuentuar nga qytetarët, diçka e cila i ka vendosur në panik këta të fundit se dhe ka vënë në rrezik objektet përreth.
Burime për Fax Web bëjnë me dije se zjarri është mundur të shuhet shpejt nga zjarrfikësit ndërkohë edhe forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)