Zjarri i nisur nga soba e druve për pak sa nuk i ka marre jetën nje cifti te moshuarish ne Frakull te Fierit mbrëmjen e djeshme.
Flakët janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar jeten e tyre duke qene se ne ate ore ata ndodheshin ne dhomen ngjitur me vendin ku ndodhej soba e druve nga ku nisi dhe zjarri.
Ka qenë një komshi dhe i afërm, i cili rastësisht ka parë flakët te dalin mbi çati dhe menjëherë ka kërkuar ndihme ndersa i ndihmuar nga komshinj të tjerë kane nxituar të nxjerrin jashtë baneses dy te moshuarit .
Ne vendngjarje mbërriti policia dhe sherbimi zjarrfikes qe bënë të mundur shuarjen e flakeve, të cilat mund te perhapeshin edhe në banesat perreth.
Megjithate shtepia u shkaterrua plotësisht e bashke me te edhe mundi i disa viteve pune. Asgje nuk mbeti, orendite, veglat e punes dollapet madje edhe lekët e vaji i ullirit qe ndodhej ne bodrum , pasi gjithcka u perfshi nga flaket.
Mes indinjates Isa Mucaj i zoti i shtëpisë tregon si ndodhi ngjarja ndersa apelon per ndihme pasi gjithcka ai kishte humbi sa hap e mbyll syte.
Me ftohjen e motit ngrohja me dru eshte alternativa me e perdorur per ngrohje ne zonat rurale ndersa rastet e zjarreve nuk mungojne.
Discussion about this post