Një zjarr i fuqishëm që ka përfshirë një lokal në qytetin e Gjirokastrës ka lënë pa drita gjithë qytetin. Zjarri që ka përfshirë lokalin në lagjen ‘’18 shtatori’’ ka qenë i përmasave shumë të mëdha duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Nga të dhënat më të fundit mësohet se godina që është përfshirë nga flakët ka qenë katër katëshe.
Zjarrëfikëset kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët po dëmi është shumë i madh. (E.K/SHUPLAKA)