Një makinë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në kryeqytet teksa sipas Policisë, ndodhej e parkuar në rrugën “Zef Jubani”.
Mësohet se automjeti është në pronësi të shtetasit E.A., dhe është djegur plotësisht, ndërsa dyshimet e para janë se zjarri ka qenë aksidental.
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 17:40 në rrugën “Zef Jubani” është përfshirë nga flakët në parkim, automjeti në pronësi të shtetasit E. A, ku si pasojë është djegur plotësisht.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qënë alsidental si pasojë e një defekti.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)