Një makinë është përfshirë nga flakët në ecje në Lushnje. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rotondo e Savres” në hyrje të Lushnjes.
Faxnews mëson se Vladimir Tafa, drejtuesi i mjetit tip “Ford Focus”, banues në fshatin Allkaj të Lushnjes ka qenë duke udhëtuar me vëllain e tij kur mjeti është përfshirë nga flakët. Të dy kanë arritur të shpëtojnë pa lëndime.
Dyshohet se shkak ka qenë nje shkëndije elektrike .
Automjeti është shkrumbuar plotësisht ndërkohë që për disa minuta është bllokuar trafiku.
Policia dhe zjarrfikësja ka shkuar menjëhere në vendngjarje.