Ditën e sotme është shkrumbuar nga flakët një makinë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Sipas burimeve për Fax News makina ka marrë flakë në ecje dhe brenda saj ndodheshin anëtarët e një familje. Ndërkohë që djegia e makinës ka shkaktuar panikë tek këmbësorët por dhe tek drejtuesit e mjeteve në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja e cila ka mundur të shuaj flakët.
Fatmirësisht nga incidenti nuk ka asnjë të lënduar. Dyshimet e para për shkakun e ngjarjes janë një defekt i mundshem.
Nga ana tjetërt grupi hetimor dhe polician janë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet që çuan në djegien e mjetit