Në qytetin e Fushë-Krujës iu është vënë flaka zyrave të ALUIZN-it. “Fax News” raportonse zjarri i është vënë zyrës së drejtorit ku eshte djegur e tërë zyra, përfshi kompjuterin dhe bazën materiale që ndodhej në të.
Mësohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm pasi në ambjentet e godines janë gjetur dhe tre bidona me benzinë të papërdorur.
Falë ndërhyrjes në kohë rekord të policisë dhe zjarrfikëses është parandaluar djegia e të gjithë godinës. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post