Një makinë me targa të Kosovës 04-542-Go nga Prizreni që po udhëtonte drejt Tiranës është përfshirë mëngjesin e së dielës në orën 8: 30 minuta nga flakët teksa ishte duke udhëtuar brenda tunelit të Thirrës në Kalimash.Pasi ka konstatuar flakët që vinin nga pjesa e përpame e makinës, shoferi ka ndaluar makinën duke pritur ardhjen e zjarrfikëse.
Në videon e dërguar duket momenti kur makina është përfshirë nga flakët dhe pranë saj afrohet zjarrfikësja.Për fat të mirë, nuk ka dëme në njerëz përveç atyre materiale. Makina është dëmtuar në masë të madhe.Për 30 minuta është bllokuar lëvizja në tunel.
Ndërkohë në këtë tunel edhe në të kaluarën kanë ndodhur aksidente të rënda.