Dy banesa janë përfshirë nga flakët ditën e sotme tek ‘Shkolla e Kuqe’ në Tiranë në rrugën ‘Qemal Stafa’.
Burime për Fax News bëjnë me dije se banesa ku ka rënë zjarri është shkrumbuar tërësisht dhe një pjesë është shembur për shkak të flakëve.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, tre persona, dy vëllezër, njëri prej tyre i sëmurë, dhe motra janë nxjerrë jashtë.
Si shkak dyshohet një shkëndijë elektrike. Zjarrëfikëset ndodhen në vendngjarje për shuarjen e flakëve. siç shihet dhe nga pamjet zjarri ka qenë i fuqishëm dhe shuarja e flakëve është e vështirë.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post