Digjet një banese neë fshatin Barbullush në Bashkinë Vau Dejës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 17:00 kur në banesa e familjes Ndoci është përfshirë nga flakët.
Kanë qenë banorët e zonës ato të cilët kane njoftuar shërbimin zjarrfikës pasi për momentin nëna dhe 5 fëmijët nuk ishin në shtëpi. Shtëpia e familjes Ndoci është ndërtuar një vit më parë nga kisha pasi ishin në gjendje të vështirë ekonomike ndërkohë që sot ato përballen me një tjetër dramë pasi shtëpia është shkrumbuar totalisht.
Sipas banorëve zjarrfikësit kanë vonuar rreth 1 orë për të shkuar në vendin e ngjarjes. Dyshimet e para sipas banoreëve janë se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.
Discussion about this post