Dy këngëtarët e mirënjohur grekë, Glykeria dhe Kostas Karafotis, po kërkojnë një rrugë arratisjeje nga Izraeli, ku kanë qenë gjatë ditëve të fundit duke mbetur të bllokuar pas lufimeve me Iranin.
Pas koncertit të saj të parë në Izrael, Glykeria mbetet e bllokuar sipas mediave greke, ndërsa koncerti i saj i dytë u anulua. Këngëtarja, si shumë artistë të tjerë, nuk mund të largohet nga Tel Avivi, pasi hapësira ajrore është mbyllur dhe fluturimet janë anuluar.
Kostas Karafotis dhe Areti Ketime janë gjithashtu në Izrael për një tjetër koncert.
Sipas të njëjtit raport, ka një autobus që do t’i transportojë ata të martën e ardhshme (17-06-2025) nga Tel Avivi në Kajro, në mënyrë që të kthehen shëndoshë e mirë në Greqi.
Artistët grekë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë në komunikim të vazhdueshëm me të dashurit e tyre.