3 shqiptarë të cilët ishin arrestuar për vjedhje në Aticca të Greqisë janë arratisur nga komisariati i policisë në Argirupolis.
Shqiptarët janë arratisur nga dritarja e komisariatit pasi kanë shkulur hekurat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit.
Ende nuk dihet identiteti i shqiptarëve të arratisur.Ndërkohë policia greke po punon për kapjen e tyre. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post