Analisti Armand Shkullaku, e ka konsideruar fjalimin e djeshëm të kryeministrit Edi Rama në Parlament, si një fjalim të ngjashëm me ato të Enver Hoxhës.
Gjatë paradites së djeshme, Rama ka folur për reformën në drejtësi duke thënë se opozita është shumë e trembur nga “druri i ligjit” dhe se Berishën nuk e zë gjumi natën, për shkak se ai dhe njerëzit e tij të afërt do të ndëshkohen për aferat gjatë qeverisjes së kaluar.
Kjo në fakt u interpretua si një shantazh i pastër nga numri 1 i qeverisë ndaj opozitës, dhe liderit historik të PD-së, Berishës.
Shkullaku ka thënë në emisionin e Ylli Rakipit se me këtë fjalim, Rama i ngjante shumë me diktatorin Enver Hoxha dhe se asnjë prokuror, kur dëgjon gjëra të tilla, nuk mund të ketë guximin të hetojë kryeministrin.
Armand Shkullaku: Ka patur prokurorë që kanë dalë kundër vullnetit të të plotëfuqishmit?
Alket Hyseni: Jemi në kohë tjetër. Kryeministri nuk përdor fjalë si Enver Hoxha
Armand Shkullaku: E kam te presioni mbi drejtësinë. Kur dëgjon këtë, ka prokuror dhe gjykatës të merret me kryeministrin?
(E.K/FAXWEB)