I ftuar në Opinion, gazetari Armand Shkullaku është shprehur se brenda mazhorancës këto që po ndodhin pritesh dhe nuk janë surprizë. Duhet thënë se kjo situatë e re politike i ka gjetur të gjithë të papërgatitur.
“Na u duk ne se kur u hëngër peshk te ‘Pazari i Ri’ u zgjidhën të gjitha. Jo gjithmonë peshku dhe ngjala janë njësoj, ngjala rrëshket, peshku ngec në fyt. Darka e ‘Pazarit të Ri’ u penetruan lajme.
‘Top Channel’ deklaroi në edicionin e mesditës se koalicioni ishte arritur, nuk e dimë se kush ishin burimet brenda darkës, o Erjon Veliaj o Edi Rama ”, u shpreh Shkullaku.
Sipas Shkullakut gjithë sa kuptohen deklaratat e Metës dhe ato që ai ka thënë , do të thotë se pa opozitën në zgjedhje, është një aventurë që mund ta çoj vendin në kaos institucional.
Sipas Shkullakut darka krijoi përshtypjen se gjërat mes PS dhe LSI u sheshuan, por tjetër gjë u vu në dukje një ditë më pas. “E reja e LSI dje ka qenë se ajo hyn në koalicion me PS, por jo në zgjedhje pa opozitën”, është shprehur Shkullaku. (E.K/SHUPLAKA)