Eurodeputeti italian, njëkohësisht sekretar i partisë Lega Nord në Itali, Matteo Salvini, ka mbajtur një fjalim jashtë çdo korrektese politike në Parlamentin Evropian, duke adresuar problemet më të mprehta të qytetarëve italianë e evropianë dhe duke akuzuar drejtpërdrejt drejtuesit e Parlamentit për paaftësi dhe papërgjegjshmëri.
Ai i drejtohet presidentit të PE-së, italianit tjetër, Antonio Tajani dhe zyrtarëve të tjerë që ndodheshin pranë tij, me fjalët: ‘nuk jeni në rregull nga trutë e kokës’ dhe se ‘duhet të kuroheni nga mjekë shumë të zotë’.
Salvini kritikon ashpër drejtuesit e PE-së lidhur me temën e debatit në seancë – ‘ngacmimet në Facebook dhe Fake News’ – ndërkohë që rendit një mori problemesh reale me të cilat përballet Europa siç janë papunësia, emigrantët e jashtëligjshëm dhe rreziku nga terrorizmi islamik.
(E.L/Faxweb)