Panik në të gjithë Shqipërinë, tërmeti i fuqishëm shkund kryeqytetin dhe qytetet e tjera të vendit, duke shkaktuar alarm te qytetarët.
Lidhur me këtë ka reaguar dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj, ku ka dhënë dhe këshilla për të gjithë qytetarët e Tiranës.
Veliaj: Tirana sapo kaloi disa valë tërmeti!
Pa panik, evitoni ndërtesat gjer sa të sqarohen rrethanat nga autoritetet!
Nëse jeni prekur nga tërmeti, ju lutem telefononi emergjencat 112
Kontaktoni të afërmit, sidomos të moshuarit për t’i ndihmuar! #BASHKË
Raportohet se në Tiranë tërmeti ka pasur magnitudë 5.6 ballë, ndërsa janë pezulluar punimet në të gjitha komisionet parlamentare.
Mësohet se lëkundjet janë ndjerë dhe në qytete të tjera të vendit si Durrës, Krujë, Shkodër, Kukës, Fier, Elbasan, etj.
Një numër shumë i madh njerëzish kanë dalë në rrugë, ndërsa derimë tani nuk raportohet që të ketë njerëz të lënduar.
Derimë tani mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Gjirin e Lalëzit, ndërsa kanë shfaqur probleme dhe linjat e telefonit. Ndoshta pasi një pjesë e mirë e qytetarëve janë përpjekur që të lidhen me familjarët e tyre.
(E.K/FAXWEB.AL)
RT
Tirana sapo kaloi disa vale termeti! Pa panik, evitoni ndertesat gjer sa te sqarohen rrethanat nga autoritetet! ?
Nese jeni prekur nga termeti, ju lutem telefononi emergjencat
112 ??
Kontaktoni te afermit, sidomos te moshuarit per t’i ndihmuar! #BASHKE pic.twitter.com/ssBCuzl0nH
— Erion Veliaj (@erionveliaj) July 4, 2018
Discussion about this post