Në Shkup qindra qytetarë dolën në rrugë për të mbështetur ndryshimet kushtetuese në Turqi, si dhe për të festuar rezultatet e para nga numërimi i votave.
Qytetarët e Shkupit në shenjë mbështetjeje të rezultateve të para dolën para Xhamisë së Murat Pashës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Qytetarë ndër të cilët fëmijë dhe të moshuar, me flamuj, simbole dhe këngë kombëtare turke pritën fjalimin e kryeministrit turk, Binali Yildirim, i cili uroi rezultatin e referendumit.
Pas shpalljes së rezultateve, pasuan edhe fishekzjarrët në Çarshi, këngë dhe valle. Qytetarët mbanin flamuj të Turqisë dhe të Shqipërisë, dhe po ashtu edhe pankarta me fotografitë e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe me mbishkrime “PO”. (M.D/ Shuplaka)