Gjermani Nico Rosberg kurorëzohet më në fund me titullin kampion bote në “Rormula 1”. Piloti i Mercedezit e fitoi këtë titull pavarësisht se doli i dyti në garën e fundit sezonale të Abu Dabit, pas Lewis Hamilton-it.
Rosberg fitoi 9 nga 21 garat e këtij viti duke lënë pas Hamilton me 5 pikë, por në mediat botërore janë ngritur dyshime rreth fitores së tij. Sipas reporterëve të BBC-së, Hamilton e humbi titullin vetëm për shkak të disa problemeve mekanike të motorit.
Gara u mbyll me sukses edhe për Sebastian Vettel të Ferrarit, i cili për herë të parë sfidoi makinat e Mercedes.