11:09 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shkurti i shkruan ambasadorit Lu: Avokati me karrierë brilante u skualifikua për Vettingun me hile të vockël, s’i dolët garant!

12:42 | 25/02/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkurti i shkruan ambasadorit Lu: Avokati me karrierë brilante u skualifikua për Vettingun me hile të vockël, s’i dolët garant!

Gazetari Armir Shkurti i shkruan një letër ambasadorit amerikan Donald Lu, ku i thotë se avokati shqiptar Genci Bilali që ka aplikuar për komisionet e Vettingut, me një karrierë brilante është skualifikuar me një hile të vogël.

”Uroj që avokati nga Nju Jorku ta marrë me buzagaz këtë aventurë shqiptare e të mos ju ndjekë në rrugë ligjore Ju, që i bëtë thirrje zyrtare por nuk i dolët garant, qoftë edhe me një deklaratë a protestë pas skualifikimit të tij”, i thotë Lu-së, Shkurti.

LETRA E PLOTË:

”I nderuar ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fillim të muajit shkurt ju i bëtë thirrje, citoj; “shqiptarëve patriotë, të kualifikuar, që të aplikojnë për të shërbyer në  Komisionet e Vettingut”

Thirrja është bërë si në shqip ashtu edhe në anglisht dhe mban emrin tuaj në  të , si titullari i institucionit dhe njëkohësisht autoriteti më i lartë i SHBA në vendin tonë.

Njëri ndër shqiptarët patriotë që ju besoi JUVE dhe thirrjes tuaj është edhe Genci Bilali, një avokat me emër në Nju Jork. Natyrisht ai është shtetas amerikan dhe beson se ambasadori i vendit të tij, kudo që të jetë, është garant për çka deklaron a ofron.

Ky Genci, përveç një karriere brilante aty, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka edhe një cv brilante arsimi, në shkollat më të mira të vendit Tuaj. Ai është diplomuar në The University of Edinburgh School of Laë Doctor of Philosophy (Ph.D.), Banking, Corporate, Finance, and Securities Laë, Fordham University School of Laë Master of Laës (LLM), Banking, Corporate, Finance, and Securities Laë, Georgetoën University Laë Center, International Laë Institute Diploma, Debt Management Course, University of Tirana School of Laë Bachelor’s Degree, Laë Degree (Juris Doctor)…..por E KANË SKUALIFIKUAR!

I nderuar ambasadori Lu.

Avokatin shqiptaro-amerikan, Genci Bilali, me shkollim e kualifikim në shkollat më të mira të vendit tuaj e kanë skualifikuar se nuk përmbush kriterin e ….arsimit?!?!?!?!

Ky doktor në jurisprudencë, avokat në SHBA nuk plotëson kriteret e arsimit në Shqipëri? Në fakt ka ndodhur në hile e “vockël” këtu në Shqipëri. Ligjërisht diplomat e huaja duhet të konvertohen në Ministrinë e Arsimit. Por nga 4 shkurti kur Ju lëshuar thirrjen, koha qe tepër e shkurtër që avokati Genci Bilali të linte vendin e tij dhe biznesin e tij, të vinte e të niste proçedurat e t’i mbaronte fët e fët.

Uroj që avokati nga Nju Jorku ta marrë me buzagaz këtë aventurë shqiptare e të mos ju ndjekë në rrugë ligjore Ju, që i bëtë thirrje zyrtare por nuk i dolët garant, qoftë edhe me një deklaratë a protestë pas skualifikimit të tij, duke i lënë zyrtarisht në CV në fakt një njollë, si një konkurent i skualifikuar nga një garë, në një vend të Europës, për mungesë arsimi.” (V.G/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: ARMIR SHKURTIdonald lugenci bilalishkurti
Pas

“Divjaka në duart e Braçe-Kokoneshi. Menaxhohet nga banditët, përgjegjësi i rojeve një i kërkuar nga Interpoli”

Para

Policia e Tiranës kërkon procedim penal për Lulzim Bashën, ja pse

Para
Policia e Tiranës kërkon procedim penal për Lulzim Bashën, ja pse

Policia e Tiranës kërkon procedim penal për Lulzim Bashën, ja pse

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nga Suel e Talo Çela tek Florenc Çapja e Ervis Martinaj! SPAK mbyll hetimet, i çon për gjykim për grup të strukturuar kriminal

Dështon për të 16-tën herë seanca konstituive e parlamentit të Kosovës

SPAK kërkon gjykimin e anëtarëve të bandës së Suel Çelës

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

Berisha paralajmëroi protestë, policia nuk jep leje, zbardhet arsyeja

Kryeministri britanik Keir Starmer mbërrin në Presidencë, takon Begajn

Përpjekja 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, do ketë sërish dështim apo zgjidhje politike?

Europa “zbret” sot në Tiranë/ Nga Starmer, te Costa, Rutte, Von der Leyen dhe Zelensky

Shkodër/Arrestime dhe procedime penale për shkelje të ndryshme ligjore

Sherr me thikë në Durrës, lëndohet një i ri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.