Struktura e re doganore u ka kushtuar vendin e punës 6 punonjesve te Doganes më të madhe në vend sic është ajo e Kakavijës.
Burime nga Drejtoria e Doganës në Kakavijë, konfirmojnë se në fokus të shkurtimeve jane ish krerë të PS në Gjirokaster ndër vite, të cilët kanë mbështetur këtë subjekt politik ndër vite dhe me kontribute të jashtëzakonshme.
Të larguarit janë:
Ylli Rustemi, ish kreu i PS ne Lunxhëri; Islam Thana ish kreu i PS në Picar; Isa Rabaj, ish kreu i PS ne Lazarat dhe Avdi Onjea.
Ndërkaq pritet të largohen dhe dy doganierë të tjerë.