22:27 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shmangën 54 mln lekë taksa e tatime, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq ‘Benet Holdin’ shpk dhe administratoren për ‘Fshehje të të ardhurave’ dhe ‘Mospagim të taksave e tatimeve’

14:48 | 03/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shmangën 54 mln lekë taksa e tatime, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq ‘Benet Holdin’ shpk dhe administratoren për ‘Fshehje të të ardhurave’ dhe ‘Mospagim të taksave e tatimeve’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen G.P., dhe subjektin ‘Benet Holdin’ shpk për veprat penale ‘Fshehja e të ardhurave’ dhe ‘Mospagimi i taksave dhe tatimeve’ parashikuar nga nenet 180/3 dhe 181 të Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr. 5861 të vitit 2023, rezultoi se subjekti në fjalë me aktivitet të “Këshillimit për biznes dhe këshillime të tjera” dhe administratorja G.P., kanë konsumuar elementë të veprës penale “Mospagim të Taksave dhe Tatimeve” dhe ‘Fshehje të të ardhurave’ për periudhën 2018-2021.

Nga hetimet rezultoi se shoqëria Benet Holding shpk, me administratore shtetasen G.P., nëpërmjet mosdorëzimit të dokumenteve ose mosdeklarimit të të dhënave të nevojshme, sipas legjislacionit në fuqi si dhe duke dorëzuar dokumente apo deklarata të rreme, me qëllim fitimin material, për vete apo për të tjerët, përmes përllogaritjes së pasaktë të shumës së tatimit, taksës, kanë mundur të shmangin detyrimet në organin tatimor në vlerën totale 53.891.336 lekë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, provoi se personi nën hetim G.P., ka kryer shitje të padeklaruara, me qëllim për t’iu shmangur pagimit të TVSH-së, pasi Benet Holding shpk nuk i plotësonte kriteret e vendosura nga ligjit për TVSH për të kryer shitje pa TVSH, etj. Ky fakt u vërtetua nga Raporti Kontrollit Përfundimtar sjellë nga Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë.

Etiketa: prokuroria e tiranes
Pas

Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Arben Tafajt! Spiropali: Tirana humbi sot një nga mbrojtësit e saj!

Para

Ndarja nga jeta e Arben Tafajt, Duka: Ka dhënë kontribut të madh për shoqërinë, humbëm një qytetar model

Para
Ndarja nga jeta e Arben Tafajt, Duka: Ka dhënë kontribut të madh për shoqërinë, humbëm një qytetar model

Ndarja nga jeta e Arben Tafajt, Duka: Ka dhënë kontribut të madh për shoqërinë, humbëm një qytetar model

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.