Nga një avion i cili doli nga pista në aeroportin Dabolim, në provincën indiane Goa, mbetën të palgosur 15 pasagjerë. Avioni kishte 154 njerëz në bordin e tij dhe incidenti i frikshëm ndodhi ndërsa avioni i kompanisë “Jet Airways” po nisej nga Dabolimi.
Sipas autoriteteve lokale avioni rrëshqiti mbi pistë dhe u rrotullua 360 gradë, para se të përfundonte në barin pranë pistës për shkak të një defekti teknik. Ky i fundit nuk është sqaruar në detaje, ndërsa autoritetet e aviacionit në vend kanë nisur hetimet.
Më pas pasagjerët e avionit treguan përvojën e tyre të frikshme dhe thanë se ndërsa avioni merrte shpejtësi në pistë, ishte e qartë se nuk po ngrihej dot, por rrëshqiti jashtë saj. 15 pasagjerët u lëshuan me shpejtësi ndërsa shpërtheu paniku brenda në avion, kur në kabinë hyri tym dhe të gjithë pasagjerët nisën të shkelnin njëri-tjetrin për të dalë sa më shpejt nga mjeti fluturues. (J.V/Shuplaka)