Janë lënë të lirë 6 inpektorët e Kufirit të Durrësit, të cilët u arrestuan në flagrancë dy ditë më parë. Gjyakata e Durrësit, pasi ka dëgjuar pretendimet e palëve, ka vendosur të lërë të lirë punonjësit e policisë, ndaj të cilëve rëndon akuza e korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës.
Sipas vendimit të trupit gjykues, për policen e kufirit, greta Batusha, është dhënë si masë sigurie ajo e detyrimit të paraqitjes, duke e cilësuar si të ligjshëm arrestimin e saj. Batusha do të të qëndrojë në banesën e saj dhe nuk mund të largohet prej saj pa lejen e prokurorit. Ndërkohë për punonjësit e policisë kuftare, Durim Zeka, ARJAN Gjyzeli, Dorina Doganaj, Gëzim Caça dhe Juliana Kurraj, ka vendosur masëne sigurisë atë të detyrimit të paraqitjes.
Të gjashtë punonjës të Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, u arrestuan dy ditë më parë nga Shërbimet për Çështje të Brendshme, për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Në sajë të operacionit të koduar “Kontrollori” u arrestuan në flagrancë punonjësit e policisë, me detyrë të kontrollorit në Port.
Efektivët e policisë kufitare u arrestuan në sajë të një hetimi të nisur që në vitin 2018, kryeer nga Shërbimi për Cështje të Brendshme dhe Ankesat dhe Prokuroria e Durrësit. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Brendshme, policët kufitarë në sajë të vlerave monetare, bënin kalimin e paligjshëm të personave me probleme që e kishin të ndaluar udhëtimin në zonën “Shengen”.
Ata u arrestuan në kushtet e flagrancën, ku ju gjetën me vete edhe para, në lekë dhe euro, që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundraligjshme dhe korruptive gjatë ushtrimit të detyrës.
Të arrestuarit bënin kontrollon e pasaportave, kur sipas burimeve nga grupi hetimor kanë bërë të mundur kalimin e personave me rekorde kriminale ose të ndaluar në zonën Shengen, duke shmangur sistemin TIMS.
Për këtë, ata merrnin shuma që varionin mbi 1000 euro. Ndërsa për persona që nuk kishin garanci ose probleme në dokumentacion, pagesa për të lejuar kalimin varionte nga 100 deri në 300 euro. Fenomeni mësohet se është evidentuar që në vitin 2018. Prej asaj kohe, 6 kontrollorët e pasaportave në Portin e Durrësit kanë qenë në hetim nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit. Gjatë finalizimit të operacionit, punonjësve të Policisë iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2175 euro, të dyshuara se janë përfituar në mënyrë korruptive.
Mësohet se për të realizuar kalimin e pikës kufitare të personave që kishin penalizim për të hyrë në zonën Shengen apo persona me probleme me ligjin në vendet e Bashkimit Evropian, kontrollorët e Pikës Kufitare në Portin e Durrësit përdorin metoda nga më të ndryshmet. Një prej tyre ishte stakimi i furnizimit me energji elektrike, duke bërë që udhëtarët të mos regjistroheshin në sistemin TIMS.
Discussion about this post