Shmangu kotrollin e Policisë pasi kishte thasë me kanabis, arrestohet pas dy mujash i riu nga Gjirokastra.
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
Nga specialistët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim : Sinan Zeneli, 25 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Bashkia Memaliaj, pasi:
Në datë 05.09.2017, në aksin rrugor Kalivaç – Krahës gjatë lëvizjes me automjetin e tij tip “Fiat Punto”, me targa AA427LR, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi duke hedhur dy thasë plastik me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva me peshë totale 23 kg e 500 gr.
Në qëndër të fshatit Krahës braktisi automjetin dhe u largua. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.
(E.K/Faxweb)