Menjëherë pas ndeshjes që Zvicra pati dje me Brazilin, dhe që u mbyll në barazim, një nga lojtarët më të komentuar është shndërruar shqiptari Valon Berhami.
Kjo për shkak se mesfushori shqiptar arriti që të frenonte një nga lojtarët më të mirë të botës, Neymar.
Po punët duket se nuk kanë shkuar fort mirë për futbollistin, që pas ndeshjes ka marrë një sërë mesazhesh kërcënuese me jetë.
Sipas asaj që raporton media zvicerane Uatson.ch, Behrami është vërshuar nga komentet në profilin e tij të “Instagramit” nga tifozët brazilian, disa prej të cilëve e kanë kërcënuar edhe me vdekje.
“Nëse do të vish në pushime në Brazil, do të të mbysim”, shkruante një brazilian në drejtim të Behramit. Ndërkaq, një tjetër kërcënues shkruante: “Ti je në listën e zezë të Brazilit”. Por, kishte edhe nga ata që i thoshin Behramit se “nëse ke pasur punë me Nejmarin, atëherë do kesh punë me tërë Brazilin”.
(E.K/FAXWEB.AL)