Reshjet e shiut kanë shkaktuar problematika në shumë akse nacionale dhe rurale në qarkun e Kukësit.
Problemet janë shënuar veçanërisht në rrëshqitjen e dherave dhe gurëve në akset Kukës-Qaf Mali, Kukës-Peshkopi, Tropojë-Lekbibaj, Tropojë-Valbonë etj.
Dëmtimet më të mëdha i ka pësuar rruga Kukës-Shishtavec. Në afërsi të fshatit Novesej ura që lidhë aksin nacional është dëmtuar në të dy anët e saj për shkak të vërshimit të lumit “Reka”.
Nga vërshimi i lumit është dëmtuar edhe traseja e rrugës me një gjatësi prej 20 metrash. Ndërkohë në pamjet që janë publikuar në rrjetet sociale nga banorët vërehet se furgonat rrezikojnë jetën e pasagjerëve duke kaluar mbi urën e dëmtuar.