Radha në institucione dhe pritja e gjatë mesa duket është një vuajte që për shqiptarët s’ka për të marrë fund. Denoncimet për rradhët dhe pritjet në pikat e kolaudimit në Shqipëri janë të shumta dhe janë kthyer në një tmerr për të gjithë shoferët. Ata duhet të rrinë për orë të tëra në pritje dhe kur vjen puna duhet të largohen, pasi radha është e gjatë dhe nuk mbarojën dot punë brenda një dite.
Jeta Osh Qejf shkruan se një shofer në Shkozet pas 12 orë pritje i kanë thënë që duhet të vijë në datën e Vitit të Ri, pasi do të mbyllej dera. Sipas shoferit të gjithë të tjerët rrinin në radhë por nga dera pas e godinës ku bëhen kolaudimet futeshin makinat e tjera, shoferët e të cilave paguanin lekë.
Prandaj ndodhte edhe vonesa për shoferët që rrinin për orë të tëra në pritje dhe do t’ju duhet që të shkojnë prapë sot, pikërisht në ditën e vitit të ri.
“Sherr me rojet e kolaudimit pas orës 23:20, kishte 12 orë që priste në radhë dhe i thanë hajde nesër që është data 31. Shoferi me një nga rojet që I mbylli derën njihej, ai thotë se janë shokë dhe nuk mund ta bëjë këtë gjë dhe në nerva e sioër e shan nga ropt, motra dhe I thotë a e do jetën. Ishin mbi 20 makian që nuk mbaruan punë por ky ishte I vetmi që priste kaq shumë dhe ishte bllokuar aty se punotërt e kolaudimit fusnin maikan nga mbrapa me lekë gjithë kohës, dmth 5 makina nga kjo portë vononin 1 orë e gjysëm dhe 30 makina të tjera kalonin nga mbrapa”, thotë një shofer që ka parë këtë situatë tek godina e kolaudimit. (J.V/Shuplaka)