Është marrë në pyetje nga policia drejtuesi i mjetit BMW X6 i cili u aksidentua mbrëmjen e të shtunës në aksin rrugor Uji I Ftohtë Skelë, ku humbi jetën një 18-vjecar. Petraq Beja, 21 vjeç ka pohuar para prokurorisë se punimet pa tabela paralajmëruese ishin shkaku i aksidentit vdekjeprurës. “ Nuk kishte ndricim, ishte e vështirë të kuptoje se në mes të rrugës ishte e hapur një gropë e madhe”, ka thënë drejtuesi i automjeteve në dëshminë e tij .
Petraq Beja shpjegon se ka tentuar të devojojë në krahun e djathtë pasi në të majtën ishte një mjet, por ka humbur kontorlloin e mjetit duke përfunduar në kanal. 21 vjecari është nën arrest nga policia për shkak të thyerjes së rregullave të qarkullimit rrugor. Po kështu policia po heton nëse fitma e ndërtimit që po kryen punimet në Lungomare po siguron perimetrin e sinjalistikës