Një aksident ka ndodhur rreth orës 15:00, në lagjen “Partizani” në rrugën drejt Spitalit.
Një automjet tip ‘Polo’ me targë AA 726 mt, që ishte kundravajte ka përplasur një djalë të moshës 16-vjeç.
Djali mori disa dëmtimë trup dhe u dërgua në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e mjekëve.
Ai është dërguar në Spitalin Rajonal për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka nisur punën me drejtuesin e mjetit pasi dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.
Blutë e Vlorës kanë bllokuar mjetin dhe kanë shoqëruar shoferin, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.
Ndërsa drejtusi i automjetit rreth moshës 58 vjeë u shoqërua në komisariat pasi ishte dhe në gjendje të dehur.
(M.Q/Faxweb)