Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje që nuk ishin bërë të ditura më parë në media lidhur me atentatin e disa ditëve më parë ndaj prokurorit Arjan Ndoja në makinën e të cilit ndodheshin edhe shoferi i tij Andi Maloku si dhe Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremi
Sipas gazetares, ka dëshmuar edhe shoferi i Pëllumb Muharremit ai që ka hedhur më tepër dritë mbi ngjarjen, pasi në momentin e atentatit ka parë gjithë skenën dhe ka përshkruar personat e dyshuar.
Lala deklaroi në një studio televizive se dhe dy autorët e tjerë janë pranë identifikimit të cilët sipas saj janë nga Veriu dhe me rekorde të theksuara kriminale.
“Makina e Arjan Ndojës ka qenë duke u eskortuar nga automjeti i Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit ose i njohur me nofkën ‘Rrumi’. Në momentin që ka ndodhur atentati, shoferi i Muharremit ka parë gjithë skenën dhe ka përshkruar personat e dyshuar dhe kjo gjë ka ndihmuar prokurorët.
Në momentin që ai ka dhënë dëshminë e tij, dyshimet janë që mjeti nuk është djegur sepse autorët kanë pasur frikë se janë ndjekur nga ky automjet. Por shoferi ka qëndruar për të ndihmuar të plagosurit.Dhe dy personat e tjerë janë pranë identifikimit, janë nga veriu me rekorde të shumta kriminale”, tha Lala.