05:56 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Shoferi i Rrumit të Shijakut dhunoi fizikisht njërin prej tyre”, Myrtaj: Vëllezërit Beqiraj po vëzhgonin Aleksandër Muharremi për ta ekzekutuar, u sulmuan në rrugë

14:00 | 04/10/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Shoferi i Rrumit të Shijakut dhunoi fizikisht njërin prej tyre”, Myrtaj: Vëllezërit Beqiraj po vëzhgonin Aleksandër Muharremi për ta ekzekutuar, u sulmuan në rrugë

Gazetari, Elvis Myrtaj ka folur në studion e “Fax News” lidhur me arrestimet e bëra nga policia e Durrësit ditën e sotme pasi u bë e mundur zbardhja e disa ngjarjeve kriminale të ndodhura.

Myrtaj tha se zbardhja e ngjarjeve kriminale, që shkaktoi edhe arrestimin e 14 personave, erdhi pasi dy vëllezërit, Indrit dhe Gentjan Beqiraj, janë kapur nga shoferi i “Rrumi i Shijakut” teksa po vëzhgonin këtë të fundit për ta eleminuar.

Ai zbuloi se kishte qenë shoferi i Aleksandër Muharremit ai i cili kishte dhunuar fizikisht njërin prej vëllezërve të cilin ishin detyruar ta linin në rrugë pasi nuk mund të kalonin në perimetrin e sigurisë.

“Mbrëmjen e së dielës këta persona kanë qenë duke vëzhguar Rrumin e Shijakut. Kanë pasur një konflikt fizik dhe më pas shoferi i Aleksandër Muharremit, i ka futur këta persona në automjetin e tij. Për 500 metra ai i ka dhunuar fizikisht. Aty pas dhunimit dhe kërcënimeve, dy vëllezërit kanë vendosur të shkonin dhe të bënin një kallëzim vetë në policinë e Durrësit, duke qenë se bëhej fjalë për një person të njohur të botës së krimit. Aty kanë vendosur të tregojnë personat të cilët kanë marrë porosi. Janë zbardhur të paktën tre ngjarje kriminale. Dy vëllezërit punonin si vrasës me pagesë dhe kanë deklaruar të gjithë aktivitetin e tyre kriminal. Mund ta themi se kanë marrë statusin e dëshmitarit të policisë duke qenë se kanë zbardhur një sërë ngjarjesh.

Pritet që të mërkurën ndaj këtyre shtetasve të caktohet edhe masa e sigurisë. Kjo dosje me shumë mundësi do t’i kalojë SPAK pasi kemi të bëjmë me një aktivitet të kundraligjshëm në kuadër të strukturuar kriminal. Me shumë gjasa pritet që të ketë zhvillime të tjera.

Dy prej personave të shpallur në kërkim, ndodhen jashtë territorit të Shqipërisë, ndërsa dy të tjerë nuk janë arrestuar dot.

Sa i përket këtij operacioni ka qenë vetëm Ilirjan Fici i arrestuar për një vrasje të ndodhur në Lezhë. Fici i akuzuar si porositës ka qenë i vetmi person i burgosur. Ndërsa të tjerët kanë qenë në liri”– u shpreh Myrtaj.

Pas

VIDEO/ Arsenal armësh, makina, drogë dhe para! “Shkrirja” e bandës kriminale në Durrës, pamjet nga operacioni

Para

14 të arrestuar dhe 5 të shpallur në kërkim, zbardhen emrat e të përfshirëve në grupin kriminal të Durrësit, mes tyre një polic dhe një ushtarak

Para
14 të arrestuar dhe 5 të shpallur në kërkim, zbardhen emrat e të përfshirëve në grupin kriminal të Durrësit, mes tyre një polic dhe një ushtarak

14 të arrestuar dhe 5 të shpallur në kërkim, zbardhen emrat e të përfshirëve në grupin kriminal të Durrësit, mes tyre një polic dhe një ushtarak

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vengu: Brenda vitit 2026 do kemi municione “Made in Albania”

“SHBA-të nuk e njohin qeverinë e Edi Ramës”, gazetari Almer Toska: Opozita duhet të bëhet opozitë e vërtetë

“Grusht shteti gjyqësor”, Administrata Trump reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës

Ambasadori Antonini: Italia mbështet integrimin e Kosovës në BE e NATO

Itali/ Një 27-vjeçar shqiptar kapet me rreth 1 kg drogë dhe euro cash, i gjendet edhe një pushkë me dylbi e vjedhur

Aksident në Lin–Pogradec, automjeti përfundon në korsinë e biçikletave

Forcim i partneritetit strategjik, Rubio takohet me homologun maqedonas

Ukraina përdor për herë të parë “dronin nënë” me inteligjencë artificiale

“Jemi kundër politikave pushtuese!” Mesazhi i qartë i Amerikës për Ballkanin dhe për liderët

Diplomatët në manastirin e Zvërnecit, ambasadorët e akredituar në vendin tonë vizituan një prej veprave bizantine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.